I vodhi 600 mijë lekë pacientit me Covid tek Infektivi, arrestohet infermierja e spitalit (EMRI)

0
70

TIRANË
Policia e Tiranës ka arrestuar infermieren e Spitalit Infektiv, e cila u denoncua pak ditë më parë në emisionin investigativ “Stop” për vjedhjen e portofolit të një pacienti me koronavirus, si dhe kartën e tij bankare, teksa ky i fundit kishte ndërruar jetë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ka rënë në pranga infermierja e turnit, Ronida Hysa, pas kallëzimit nga djali i të ndjerit. Ky i fundit ka thënë në polici se infermierja ka tërhequr shumën prej 60 mijë lekësh nga karta e pacientit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetases R. H., 30 vjeçe, banuese në Durrës.

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja R. H., infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga emisioni investigativ “STOP”.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë, për veprime hetimore të metejshme, për veprat “Vjedhja” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here