I zhdukur në Greqi prej 2008, të dhëna të reja për të riun nga Elbasani! Në 2010 ka hyrë në Shqipëri me 4 persona

0
49

Pikëpyetje të mëdha për fatin e të riut nga Elbasani, pasi mjaft informacione kanë mbërritur në emër të Iglin Zdravës, 36-vjecari që u zhduk papritur nga Greqia në gusht të vitit 2008. Dyshimet se hyri në Shqipëri në vitin 2010 ngjallën shpresat tek familjarët, duke ndezur një dritë jeshile për fatin e të riut. Pasi mësuan këtë të dhënë, familjarët nisën verifikimet, ku nga sistemi TIMS u zbulua se Igli, kishte hyrë në Shqipëri, duke udhëtuar në të njëjtën makinë, së bashku me 4 persona të tjerë, nga Bradasheshi i Elbasanit. Kjo ka ndodhur dy vite, pasi ai kishte humbur çdo kontakt nga Athina. E motra Anila, së bashku me bashkëshortin e saj, nga studio e emisionit ‘Pa Gjurmë’, tha se kanë kontaktuar me katër personat, emrat e të cilëve së bashku me Iglinin, figurojnë në sistemin TIMS, por ata e kanë mohuar njohjen me 36-vjecarin.

Vëllai kur ka humbur e ka lënë pasaportën në Shqipëri. Në gusht ka lënë emër, vetëm në doganën shqiptare, jo më atë greke. Në Elbasan nuk është tërhequr certifikatë apo ndonjë tjetër dokument në emër të tij. Ne kemi mësuar se ai ka udhëtuar me 4 persona nga Bradasheshi i Elbasanit në vitin 2010. Në sistemin TIMS ne zbuluam se Iglin Zdrava së bashku me katër personat kishin hyrë në Shqipëri. Madje në sistem ishte e shënuar edhe targa e makinës. Ne i kemi takuar këta djem, por askush prej tyre nuk na ka thënë se e njeh Iglin’, pohoi në studio e motra

Sipas familjarëve këta 4 persona punonin në Katerini, ndërsa Iglini ka humbur nga Athina. Familja ka bërë verifikimet në disa burgje me emrin e tij, por nuk ekziston në asnjë prej tyre.

Igli Zdrava ishte 24 vjeç asokohe, kur ditën e zhdukjes, pasi kishte lënë punën i kishte thënë motrës se do të kalonte nga shtëpia e saj, atë pasdite. Ajo e priti, por i vëllai nuk shkoi, ndërsa telefoni i tij rezultoi i fikur. E merakosur dhe e shqetësuar, Anila niset në drejtim të banesës së Iglinit, me shpresën se do ta gjente aty. Ai ishte zhdukur dhe derën e kishte të kyçur. Në atë kohë Iglini nuk ishte i pajisur me dokumente te rregullta. Ai jetonte në një banesë me qira, i vetëm, pak metra larg shtëpisë të së motrës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here