Idrizi: Mos të mërzitet Greqia kur i themi që Çamëria është tokë shqiptare. Kërkesë zyrtare Presidentit që të…

0
1

Shoqata Çamëria në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit grek mbi Shqiptarët e Çamërisë, ka zhvilluar një aktivitet në kujtim të Gjeneral Enrico Tellinit, i cili mbrojti kufijtë e Shqipërisë në vitet 1922-1923, para se të vritej nga Greqia pranë Janinës.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Kreu i PDIU-së tha se Greqia nuk duhet të mërzitet pse i themi që Çamëria është tokë shqiptare.

“Mos të mërzitet Greqia kur i themi që Çamëria është tokë shqiptare, ka qenë, është dhe do të jetë tokë shqiptare. Çamëria është tokë shqiptare, e marrë nga një padrejtësi historike. Kush nuk e di këtë gjë të lexojë librat dhe autorët e lashtë grekë. Pse ne sot duhet ta heqim termin Çamëri? Pse ne sot nuk duhet të flasim për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, për tu kthyer në shtëpinë tonë. Për të fituar të drejtat njerëzore dhe civile, ato mbi të cilat është ngritur bota e qytetëruar”, – u shpreh kryetari i PDIU-së.

Gjithashtu Idrizi tregoi se kush është Gjeneral Tellini dhe se do të propozojë që Presidenti i Republikës ta dekorojë për kontributin që ai ka dhënë për Shqipërinë.

“Është për tu falenderuar dhe për të qënë mirënjohës, për punën që po bën sot Shoqata Çamëria. Sot po nderohet dhe respektohet një njeri i cili u vra, për këtë Shqipëri që ne kemi sot. Na ka bërë përshtypje se si Gjeneral Enrico Tellini, u martinizua për këtë Shqipëri që kemi sot. Gjeneral Tellini u vra nga andartët grekë, bashkë me 3 oficerë të lartë, në krye të detyrës si kryetar i Komitetit për Përcaktimin e Kufijve Shqipëri-Greqi. Gjeneral Tellini është harruar nga autoritetet shqiptare, pasi ai ka pasur një përmendore nga viti 1933 deri në vitin 1945, në një ndër sheshet kryesore të Tiranës. Harresa apo servilizmi i politikës shqiptare, bëri që të mos kujtohej një njeri që ka dhënë kaq shumë për Shqipërinë.

Elita shqiptare, Akademia e Shkencave, njerëz që duhet t’i prijnë interesit kombëtar, duhet të bërtasin më fortë. Duhet të bërtasim më forte, pasi kemi një vend, që po na shtyjnë drejt harresës dhe do e kemi më të vështirë ta dimë se ku do shkojmë dhe kush është e ardhmja jonë.

Kur thashë që Gjeneral Tellinin e vranë andartët grekë, ju e dini që pak më vonë filluan të thonë “jo nuk e  kanë vrarë ata”. Gjithmonë historia e Makbethit përsëritet. Tentuan që edhe këtë vërtetë të madhe ta ndryshonin, ashtu siç kërkojnë të ndryshojnë të vërtetën e madhe për shqiptarët e Çamërisë.

Genocid i pastër, spastrim etnik. Ne kemi bërë thirrje publikisht që të bëjmë një debat historianësh. Një debat historik, të ikim nga folklorizmat dhe nga budallallëqet e atyre që kanë kompleksin e gjakatarit. Çdo njeri që ka lexuar 2 libra për historinë e Greqisë, e di shumë mirë që Luftën Civile në Greqi, e fituan bashkëpuntorët e gjermanëve, duke vrarë partizanët grekë që deri në vitin 1944  kishin çliruar 70% të territorit të Greqisë. Kjo është e vërteta”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here