IKMT vazhdon shembjen e ndërtesave pa leje/ Çuçi: Gjejnë shesh e bëjnë përshesh, do të pastrojmë vijën bregdetare nga zaptuesit

0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorin, vijon operacionin gjatë vijës bregdetare për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se vetëm gjatë muajit shtator janë shembur 60 objekte të ndërtuara pa leje.

Më tej Çuçi thekson se kjo nismë nuk është thjesht aksion, por një punë që do të vijojë në të gjithë territorin e vendit për të pastruar vijën bregdetare nga zaptuesit.

Njoftimi:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin “Bregdetiynë”. Vetëm gjatë muajit shtator kur ky operacion rinisi pas sezonit veror, janë shembur mbi 60 objekte të ndërtuara pa leje apo në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë. Kush ka menduar se ishte thjesht një aksion, me siguri do të jetë zhgënjyer po aq sa ata që i ngritën këto objekte në shkelje të ligjit dhe tani duhet të përballen me pasojat.

Do të pastrojmë të gjithë territorin e vendit, vijën bregdetare po e po siç nisëm në qershor, nga zaptuesit që duhet ta mësojnë njëherë e mirë se ka perënduar koha kur gjeje shesh e bëjë përshesh nën hundën e shtetit. IKMT dhe Policia e Shtetit bashkë me institucionet e tjera po punojnë ndërkohë të evidentojnë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura dhe akset rrugore kombëtare, të cilat do të shemben pa as më të voglin hezitim.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here