Incidenti me Andi Lilën, reagon kryetari i Bashkisë Kavajë, Krali: Fusha është e fëmijëve

0
29

Pengesa që iu bë Andi Lilës, ish lojtar i Kombëtares, gjatë intervistës që po zhvillonte në News24, në fushën sportive të qytetit të Kavajës, ka sjell një reagim të madh. Videoja nuk ka lënë një shije të mirë, aq më tepër kur në “lojë” futet politika.

Për herë të parë në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë Kavajë, Redian Krali. Me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Krali zvogëlon çështjen duke theksuar se veprimi nuk ka prapavijë politike, ishte diçka e shmangshme nëse do të ishin njoftuar institucionet në mënyrë që të shmangej shpërqendrimi i fëmijëve:

..dhe ai që u votua më shumë kundra (nga ato për të cilët sot papritur u bë hero), u bë dhe “deputet”…
.. kështu mbaron përralla dhe të gjithë u rikthyen në gjumë (ajo që dijnë të bëjnë më mirë).
Bashkia Kavajë në të cilën kam nderin të shërbej si Kryetar i saj, është e çdo qytetari, pa dallim bindjesh e ngjyrash e aq më pak ambiciesh politike. Andi Lila është qytetar nderi për të gjithë kontributin që ka dhënë për futbollin, aq më tepër në një qytet kaq dashamirës ndaj sportit siç është qyteti jonë. Andi Lila gjithashtu, e di fort mirë që në një ambient ku të rinjtë tanë sot stërviten për të qenë nesër në lartësinë e tij në karrierën që kanë zgjedhur, kanë nevojë për motivim, mbështetje, regjim strikt dhe absolutisht jo “shpërqëndrim”. Pikërisht në ndihmë të kësaj llogjike futen Institucionet përkatëse. Fusha vërtet është e çdo qytetari, jo vetëm e atyre që janë rritur e formuar në të, por funksioni i saj prioritar është stërvitja e fëmijëve. Në çdo moment tjetër, mjafton një komunikim fare i thjeshtë me Institucionin përkatës, në rastin konkret “Drejtoria e Sporteve”, për të koordinuar dhe shmangur çdo polemike të panevojshme duke marr për të mirëqenë që në fund të ditës, ajo që të dyja palët duan, është e mira e “talenteve” të reja.
Kryetari i Bashkisë nuk urdhëron, delegon besimin e tij për mirëfunksionimin e çdo Institucioni Drejtues. Kryetari Bashkisë është shërbëtor. Bashkia Kavajë është e qytetarëve!

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here