Infantino e përmendi Shqipërinë në deklaratën bombastike të tij nga Katari, Edi Rama ndihet krenar

0

Gianni Infantino ka mbajtur një konferencë të gjatë për shtyp një ditë para fillimit të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Presidenti i FIFA-s ka qenë shumë i ashpër ndaj të gjithëve që kritikuan Katarin, derisa sulmoi jashtëzakonisht shumë Evropën.

Por në një moment i pari i futbollit botëror ka lavdëruar Shqipërinë dhe kryeministrin e saj Edi Rama.

“Të gjitha vendet evropiane dhe shtetet amerikane, shtetet e Amerikës së Veriut mbyllen dyert duke thënë ah më falni nuk mundemi nuk mundemi. I vetmi vend që tha mirë sillni këtu se ne e dimë çfarë do të thotë të ikësh nga vendi ishte Shqipëria”.

“Miku im Edi Rama tha: Janë të mirëpritur këtu në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë një të ardhme. Kështu që Shqipëria hapi dyert nga të gjitha vendet e botës refugjatëve afganë që luanin futboll në Afganistan”, ishte deklarata e të parit të FIFA-s në intervistën e tij që bëri bujë të madhe.

Videon nga intervista e Infantinos tani e ka shpërndarë i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë moment krenarie për Shqipërinë nga konferenca prezantuese për shtyp e FIFA-s për Botërorin e Katarit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Edi Rama.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here