Instagram do të sjellë verisonin e ri “Lite”/ I përshtatshëm vetëm për përdoruesit e Android

0
10

Aplikacioni Instagram vjen me ndryshime të reja. Aplikacioni ka marrë versionin Lite, që është një version më i lehtë për tu përdorur.

Ky version u shtua në vitin 2018 por shpejt u hoq nga Google play. Sipas Facebook, ky aplikacion së shpejti do të jetë i disponueshëm për Android në 170 vende dhe do të marrë 2 MB. Ende nuk është planifikuar për iOS. Karakteristikat e reja, të cilat nuk ishin të disponueshme në versionin e mëparshëm “Lite”, përfshijnë dërgimin e mesazheve të menjëhershme dhe regjistrimin dhe ngarkimin e videove.

Nick Broën, menaxheri i produktit në Instagram, tha se ata ende nuk kanë ndërmend të prezantojnë mundësinë e blerjeve në Instagram Lite. Nuk do të jetë e mundur të përdoren as filtra për fytyrën AR, por ato mund të jenë gjithashtu të disponueshme menjëherë pas lëshimit të aplikacionit./ CNA.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here