“International Maarif Schools of Kosova” solidarizohet me Shqipërinë

0
2

“International Maarif Schools of Kosova”, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit që ndodhi dje në Shqipëri, ka anuluar të gjitha aktivitetet argëtuese të 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Nëpërmjet një postimi me video nga “International Maarif Schools of Kosova”, njoftohet se të gjitha aktivitetet e planifikuara për 28 Nëntorin janë anuluar.

“Në shenjë kujtimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Respekt!”, thuhet në postimin e “International Maarif Schools of Kosova” të bërë në gjuhën shqipe dhe turke.

Në video-postimin mund të shihet se si nxënësit e “International Maarif Schools of Kosova” mblidhen në një qendër tregtare me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duart dhe e këndojnë himnin kombëtar të Shqipërisë.

“Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit”, përfundon videoja.

Kujtojmë se Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë prej 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit, duke lënë dhjetëra të vdekur./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here