Ish-arbitri rrëfen marrëdhëniet me Cristiano Ronaldon: Injoronte çdo gjë që i thoja, djalë i mbarë edhe pse kemi patur përplasje

0

Ish-arbitri Mark Hasley në një intervistë për “The Sun” ka kujtuar përplasjet e tij me Cristiano Ronaldo-n.

“Mbaj mend Liverpool-Manchester United në Anfield në dhjetorin e 2007-ës. Para ndeshjes i kam thënë: ‘Kujdes, mos u hidh shumë sepse nuk do të jap asnjë faull’. Ai ka qeshur, por ka injoruar gjithçka i kisha thënë. Në aksionet e para është hedhur dhe ka hapur duart për të kërkuar faull. I kam thënë: ‘Çfarë të thashë? Nuk kam dyshime se pas atyre ndeshjeve, Sir Alex Ferguson dhe shokët e skuadrës kanë punuar shumë në mënyrë që ai të ndryshonte dhe mendoj se ia kanë dalë duke parë rezultatet që ka arritur Cristiano Ronaldo” -ka thënë Hasley.

Halsey ka kujtuar edhe një ndeshje tjetër.

“Ka qenë 2006-ta dhe kam drejtuar Cristiano Ronaldo-n në një ndeshjes mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit. Ai ka ardhur në dhomat e zhveshjes dhë më ka dhuruar një fanellë të tijnë me autograf. ‘Të uroj më të mirën’. Kam kuptuar se ishte një djalë i mbarë edhe pse pse në Premier League kemi patur disa përplasje”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here