Ishte duke furnizuar makinën me karburant, makina përfshihet nga flakët papritur, shoferi turk shpëton mrekullisht (VIDEO)

0
72

Kamerat e sigurisë, në një pikë karburanti në Bartin të Turqisë, kanë fiksuar momentin, kur një makinë shkrumbohet nga zjarri, e për pak, sa nuk i merr jetën shoferit që ndodhej brenda saj.

Video nis mjaft normalisht, ku shihet një burrë duke pritur që t’i furnizohej makina me karburant, por më pas, një zjarr i madh shpërthen nga pompa dhe makina e tij përfshihet totalisht nga flakët.

Burri që ndodhej brenda makinës, shihet teksa largohet me shpejtësi të saj, e për fat të mirë arriti të shpëtojë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të karburantit, zjarri u shua dhe situata u vendos në kontroll.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here