Ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, burri dhunon gruan në Pogradec! Arrestohet në flagrancë

0

Një 65 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Sipas policisë P.G banues në Pogradec ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes e cila dhe pse ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nuk ka arritur të shpëtoj nga dhuna.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. G., 65 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht në banesë, bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here