Itali/ Aksident me motor, humb jetën i riu shqiptar

0

Një i ri shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident automobilistik këtë të premte në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30, në rrugën Botticelli, Torino.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, një 27 – vjeçar identiteti i të cilit ende nuk dihet, lëvizte me një motor Suzuki kur u përplas me një makinë Mini Cooper.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit të rëndë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here