Itali/I dënuar me 12 vite për prostitucion, arrestohet shqiptari

0

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga autoritet italiane, ku duhet të vuaj dënimin prej 12 vitesh.

Mësohet se ai ishte rikthyer përsëri në shtetin italian, por atje duhet të vuajë një urdhër ekzekutimi të dënimeve të njëkohshme nga gjykata e Milanos për një total prej 12 vjet e gjysmë burgim, plus një gjobë mbi 17 mijë euro. Ai u arrestua në aeroportin e Pizës, sapo zbriti nga avioni dhe u kap gjatë kontrolleve të policisë kufitare.

50-vjeçari i cili la pas Tiranën duhet të vuajë dënimin për krime të ndryshme, përfshirë shoqërimin kriminal, rrëmbimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here