Itali, nga mesi i tetorit çertifikata e shëndetit bëhet e detyrueshme për punonjësit e të gjitha sektorëve

0

Ditën e enjte qeveria italiane do të prezantojë dekretin ri në lidhje me funksionimin e Certifikatës së Shëndetit, e cila do të hyjë në fuqi më 10 ose 15 tetor. Rajonet i kanë dhënë dritën jeshile nismës së qeverisë, duke përfshirë tanimë në detyrimin për pasjen e një certifikate shëndeti edhe për punonjësit e kompanive private.

Në dekretin e miratuar javën e kaluar, hyrja në fuqi e detyrimit të vaksinimit për punëtorët që kryejnë punë në kompani shtetërore dhe private u caktua për 10 tetor ose 15 tetor për të marrë të paktën njërën dozë.

Dekreti i ri do të sigurojë që punëtorët në të gjitha zyrat publike nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në vendin e punës pa certifikim, një përpjekje kjo për të ulur edhe punën nga shtëpia në 15%.

Përtej asaj date ekziston rreziku që kurba të mund të ngrihet përsëri për shkak të rihapjes së shkollave dhe lëvizjeve të shumta në transportin publik.

Certifikata e Shëndetit është vendosur tashmë në fuqi për pronarët dhe punonjësit e lokaleve dhe ajo tashmë kërkohet edhe nga klientët. Lista përfshin bare dhe restorante, palestra, pishina, kinema, teatro, muze, dhoma lojërash.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here