Italianët mahniten nga ëmbëlsirat tradicionale osmane

0
4

Ëmbëlsirat tradicionale osmane u promovuan në aktivitetin e organizuar në kryeqytetin Romë të Italisë.

Në aktivitetin e organizuar me bashkëpunimin e Insitutit Junus Emre, Qendrën Kulturore Turke në Romë, Bashkinë e Ynje (Ünye) të rrethit Ordu dhe Qendrës Shoqërore Shumëqëllimshme të Ynjes (ÇATOM), Drejtori i Muzeut të Ynjes, Ihsan Akbulut bëri një paraqitje në lidhje me gatimin specifik të kuzhinës osmane dhe zakonet e konsumit të kulturës turke.

Pjesëtarë në këtë aktivitet ishin edhe Ambasadori i Turqisë në Romë, Murat Salim Esenli, Kryetari i Bashkisë së Ynjes, Hysejin Tavllë (Hüseyin Tavlı), ish-deputeti i Ordusë, Mustafa Hamarat, Kryetarja e ÇATOM, Selma Hasdemir dhe shumë të ftuar italianë.

Të ftuarve iu shërbyen ëmbëlsirat osmane të përgatitura nga shefi Erxhan Jëllmaz (Ercan Yılmaz) si; helatiye (një ëmbëlsirë kryesish me fruta dhe sherbet trëndafili), paluze, bakllava, lokma (petulla të vogla rrumbullake me sherbet), sytliaç, hallvë, ashure, kadaif, kalburabasti (një lloj gurabije me sherbet) si dhe llokume.

Ëmbëlsirat që u pritën me interes nga ana e mysafirëve italianë mbaruan në një kohë të shkurtër.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here