Izraeli do të rrënojë një xhami në Kuds

0
17

Izraeli lëshoi urdhër për rrënimin e një xhamie në qytetin Silwan në Kudsin Lindor për “mungesën e lejes së ndërtimit”, sipas banorëve vendas.

Autoritetet izraelite përgjegjësve të xhamisë Qaqaa Bin Amr u dhanë 21 ditë afat për të kundërshtuar urdhrin.

E ndërtuar në vitin 2012, xhamia dy katëshe vizitohet nga qindra adhurues.

Një urdhër i ngjashëm rrënimi u lëshua edhe në 2015, por asnjëherë nuk u zbatua.

Në vitet e fundit, kolonët izraelitë kanë marrë nën kontroll dhjetëra shtëpi palestineze në Silwan, që është afër xhamisë Al-Aksa.

Organizata izraelite e zhvendosjes Elad thotë se kërkon ta kthejë Silwanin në një zonë hebraike të quajtur Qyteti i Davidit.

Autoritetet izraelite kanë shtuar fushatat e tyre të rrënimit në Kuds javët e fundit, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi palestineze, veçanërisht në Silwan.//AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here