Izraeli evakuon fshehurazi 167 afganë përmes Shqipërisë

0

Izraeli ka evakuar fshehurazi refugjatë afganë përmes Shqipërisë. Gjithsej 167 afganë, mes tyre gjyqtarë, gazetarë, oficerë, shkencëtarë, janë evakuar deri më tani në Izrael nga Shqipëria.
Ata mbërritën në Shqipëri pasi u larguan nga Afganistani, kur talëbanët pushtuan Kabulin, me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grupi i ndihmës humanitare IsrAID koordinoi evakuimin e 125 afganëve përmes Shqipërisë muajin e parë. Gjatë muajit shtator IsrAID mori pjesë në evakuimin e 42 grave dhe vajzave afgane në Emiratet e Bashkuara Arabe. Refugjatët pritet që të zhvendosen në Kanada, Francë dhe Zvicër, bëri me dije IsraAID.

Drejtori i Përgjithshëm IsrAID , Yotam Politze deklaroi se edhe pse ka qenë një proces i gjatë e i vështirë, po ndërtohen baza dhe tashmë qëllimi është që refugjatëve t’u sigurohet gjithçka që u duhet për të ndërtuar jetën e tyre.

Shqipëria ishte mes vendeve të para që hapi dyert për afganët. Deri më tani në vendin tonë janë strehuar 644 afganë. ‘Qytet Studenti’ ishte vendi i parë ku u akomoduan fillimisht afganët, i cili shërbeu vetëm si një vend tranzit, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit. Më pas afganët janë strehuar në strukturat hoteliere. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama, duke e quajtur atë një mënurë çnjerëzore. Ato do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë./gazeta dita

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here