Ja cilat janë qytetet më të shtrenjta në botë

0

Ja cilat janë qytetet më të shtrenjta në botë

Cyrihu është në vendin e tretë në botë, dhe të parin në Evropë, derisa Gjeneva është në vendin e shtatë në botë

“The Economist Intelligence Unit”, ka bërë një listë me qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar, me çmimet me të shtrenjta. Në dhjetë qytetet më të shtrenjta, pesë janë nga Azia, derisa Singapori është në vendin e parë, i përcjellë nga Hong Kong.

Në vendin e tretë është qyteti zviceran, Cyrih, apo qyteti më i shtrenjtë në Evropë.

Tokio dhe Osaka, dy qytete japoneze janë në vendin e katërt, përkatësisht të pestë, derisa pas tyre është Seuli i Koresë Jugore.

Studimi ka vlerësuar qytetet sipas çmimeve për të blerë artikuj bazë në supermarkete, çmimin e ushqimeve, pijeve, veshjeve, rekreacionit dhe argëtim, makinës, marrja me qera e një shtëpie, faturave të shërbimeve, shkollave private dhe ndihmës shtëpiake.

Renditja

1.Singapori
2.Hong Kong
3.Cyrih
4.Tokio
5.Osaka
6.Seuli
7.Gjeneva
8.Parisi
9.Nju Jorku
10.Kopenhagën

Një tjetër qytet zviceran është në top-10. Bëhet fjalë për Gjenevën, që pasohet nga Parisi, Nju Jorku, dhe Kopenhageni.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here