Ja linja ajrore që vendos në dispozicion krevat dopio gjatë fluturimit

0

Qatar Airways double bed

Qatar Airways ka vendosur zyrtarisht se gjatë fluturimit do të ofrohet shërbimi i fjetjes. 

Kjo është një nga kompanitë më të mëdha në botë dhe e para që ofron krevat në klasën e biznesit për të shtuar një tjetër përvojë gjatë fluturimit.

Zëvëndëspresidenti i Qatar Airways për Europën, Jonathan Harding, tha se kabina Qsuite do të ofrohet si një “produkt i klasit të parë” për klasën e biznesit.

Krevati është vendosur për të krijuar më tepër privatësi dhe gjithashtu ofrohet dhe shërbimi i ngrënies.

Kjo lloj risie është parë si një revolucion pasi njerëzit mund të udhëtojnë më mirë tani.

Krevati është tepër i rehatshëm dhe i rrethuar me dekor përreth.

Qsuite do të gjendet tek avionët qe bëjnë fluturime në Paris dhe New York.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here