Ja përse duhet të konsumojmë fruta ta thata

0

health, health and lifestyle, dry fruits, munching dry fruits, dry fruits and health, healt and fitness secret, health tips indian express, indian express news

Frutat e thata, si bajamet, arrat, fistikat apo kajsitë e thata janë tepër të shëndetshme. SaleBhai.com një treg në internet për ëmbëlsira sugjeron disa fruta të thata që duhet t’i konsumojmë.

Bajamet janë të pasura më antioksidantë dhe kanë zero kolesterol. Këto janë të shëndetshme për rregullimin e problemeve të frymëmarrjes, për ç’rregullime te zemës, për lëkurën, flokët dhe dhëmbët.

Arrat cashews kanë përfitime shëndetësore pasi janë të pasura me vitaminë E dhe B6. Ato përdoren gjithashtu për të sjellë një cilësi dhe aromë të këndshme në gatime të ndryshme.

Rrushi i thatë përdoret për përgatitjet e ushqimeve të ëmbla dhe për të dhënë një shije të këndshme. Ato ndihmojnë për reduktimin e aciditetit dhe ndihmojnë në tretje.

Arrat normale kanë acide yndyrore Omega 3, fibrat dietike, proteina, antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Fistikat janë të mira për zemrën pasi ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe në parandalimin e diabetit gjithashtu dhe në rritjen e imunitetit.

Kajsitë e thata kanë kalium, vitaminë E dhe përbërje minerali bakri. Vitamina E është antioksidante dhe jetike për mbrojtjen e qelizave. Këto janë tepër të shëndetshme sidomos gjatë verës, kur dielli është tepër i fortë pasi ndihmon që lëkura të jetë e shëndetshme.

Frutat e thata janë të pasura me vitamina, proteina minerale dhe sheqer natyror dhe po ashtu përdoren dhe për trajtimin e anemisë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here