Ja pse do të jetë më pak e pasur Gjermania në rast se bie Italia dhe Spanja

0
9

Nga Adriana Cerretelli

 

 

Dhelpra e vjetër, Nout Wellink, shkon drejt e në thelbin e problemit me një silogjizëm të pakontrolluar: padobishmëria ose më mire dëmi më se i qartë i luftërave fetare dhe paragjykimeve jashtë kohe, sepse në kundërshti me interesin e përbashkët europian, është shuma e secilit prej vendeve që përbëjnë Europën.

Wellink nuk është një hollandez dosido, aq më tepër s’është aspak zemërmirë. Ishte guvernatori i bankës qendrore në Hollandë nga viti 1997 deri në vitin 2011, ishte njëri ndër themeluesit e euros, në kundërshti me vendet e jugut të Europës, të cilët më vonë e pranuan me realizëm të ashpër dhe me pahir sepse ishte e pamundur të shmangeshin nga kjo.

Vetëm Bashkimi bën fuqinë

Në Europën pandemike që nuk pushon së numëruari vdekjet, rikrijimi ka marrë fund. Mjaft më me përplasjet e grushtave në tryezë, mjaf me justifikime e me himne melankoik kundrejt heronjve dhe mjaft me forma të ndryshme të nacionalizimit. Nuk ka përreth as torturues të pamëshirë dhe as engjëj. Ekziston vetëm një Union që mundëson forcën dhe nuk ka alternativë më të mirë për askënd. Prandaj duhet të mobilizohemi duke shmangur zgjatjet e padobishme që shumëfishojnë kostot e katastrofat ashtu si në skenarin e Greqisë në vitin 2010. Është shpejt për të brohoritur për fitore, por ditët e vendimeve themelore duket sikur kanë ardhur deri në fyt.

Aprovimi i Eurbond-it, për të cilin po lufton i gjithë jugu i Italisë në vijë të parë, thuajse në një formë kompakte, nuk do të jetë një kthesë radikale. Por një pikë shumë e fortë do të jenë ndihmat që do të vijnë pas 2.770 mld, shumë kjo e llogaritur nga Kreu i Komisinonit Europian, Ursula von der Leyen, ndërmjet ndërhyrjeve nacionale dhe BE-së, 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në para të freskëta dhe në 16% si garanci.

Të gjithë instrumentet ekonomik gjenden në terren

Këtë herë Europa u bë e gjallë në një periudhë për më pak se dy muaj. Një mrekulli kjo për afatet e saj të pafundme. Mbi Eurobondin përgjigja është e paqartë akoma, por jo e pamundur, mbetet një mundësi për të ardhmen: sa më shumë konvergjencë ekonomie dhe besim reciprok ndaj shteteve për t’u bërë ballë rreziqeve e borxheve. Ndërkohë kur faktet ekzistentë nuk janë të paktë. Bashkë me Covid-19 lindi një revolucion kulturor i fleksibilitetit për sa i përket rregullave mbi defiçitin e borxhit, ndihmat shtetërore dhe lirimi i përdorimit të fondeve strukturale të BE-së pa bashkëfinancim kombëtar.

E thënë me më pak fjalë, rrëzimi i sistemit të qeverisjes europiane nga “Shteti policor” e gjobitës i liberalizmit dhe qëndrimi nën një mbikqyrje të lehtë. Virusi ka bindur Bankën Qendrore Europiane të ndërhyjë me masa mbështetëse për një vlerë 1.100 mld për të gjithë zonën euro: tituj shteti, banka dhe kompani.

Bruksesi ka lançuar projektin “Sure”, një kasë integrimi në BE prej 100 mld që do të mblidhen në treg. Banka e Investimeve Europiane (EIB) do të bëjë të njëjtën gjë me 200 mld për kompanitë, të cilat do të përfitojnë nga 37 mld euro nga fondet e buxhetit aktual të BE-së. Jo vetëm këta dhe komisioni, por edhe Von der Leyen po punon për një bilanc 2021-2027 më të pasur, dmth një plan marshall për rilindjen e ekonomisë europiane pas pandemisë. Lind pyetja: Është çdo gjë në rregull? Përgjigja është: Jo!

Përplasja veri-jug

Ndihmat europiane janë të domosdoshme, por jo të mjaftueshme. Pjesa më e madhe e ndihmës për secilin vend europian në krizëvjen nga arkat e shtetit: Kjo do të thotë që kush është më i pasur dhe më i fortë ekonomikisht, kundrejt atyre që janë më pak, mund të neutralizojnë më lehtë shkatërrimin ekonomik-financiar të virusit Brenda shtetit. Dhe kjo në mënyrë të pashmangshme do të rrisë pabarazitë dhe divergjencat Brenda tregut të eurozonës, e cila ende se ka marrë veten nga riperkusionet e krizës së viteve 2008-2012.

Lind në këtë pikë përplasja veri-jug mbi Eurobond e MES, dmth. mbi mundësinë e vendeve më të dobët e nevojtarë për oksigjen, si Italia e Spanja, që të marrin mbi treg financime me taksë interesi të ulët e pa kushte të fortë.

Interesi i Gjermanisë

Duke qenë se Gjermania nuk e ka pranuar Eurobond-in, mbetet vetëm MES, fondi për shpëtimin e shteteve, nnjë shumë prej 410 mld e një e gatshme për përdorim të menjëhershëm (deri në 2% të PBB-së), por me kushte, paketë kjo e cila deri më sot ka qenë sinonim i vënies nën vëzhgim të vendeve që e marrin përsipër. Ndërkohë kjo është një paketë e papranueshme sot, pasi virusi i godet të gjithë pa bërë dallim, pa qenë kusht që ai që godet të ketë kryer një faj, si dhe shpëtimi i më të dobtëve, më shumë se sa një detyrim që buron nga solidariteti, është në interes të të gjithëve. Rrënimi dhe fundosja vetëm e Italisë, ashtu sikur thamë më sipër, do sjellë një dëm të papranueshëm për BE-në.

Prandaj nuk mund të përdoret modeli grej. Bëhet fjakë për një ajrosje të lehtë e cila është e gjitha “pandemike”. A do të mjaftojë kjo për skifterët veriorë?

Nëse SHBA-ja e Trum synon dyfishimin, 4.000 mld dollarë për të shpëtuar ekonominë dhe Kina tenton të hedhë në lojë antiçipin në periudhën e saj post-virus, Gjermania nuk mund tia lejojë vetes të grindet në çështjen e MES-it. Është më mirë të qetësojë tensionin brenda BE-së dhe të përqendrohet në rindërtimin ekonomik të saj. Dhe për BE-në, që në periudhën post-koronë, mund të kthehet në qendrën e interesit të Berlinit, madje edhe për të vallëzuar me më shkathtësi me hijet e saj kineze.

Përshtati në shqip: Sonila Kulla

 

 

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here