“Jam me ty deri në frymën e fundit”/ Graniti jep mesazhin e fortë për Fifin

0

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë mbështetur këngëtaren Filloreta Raçi pas incidentit të së martës gjatë prime të Big Brother Vip.
Një prej atyre që tregoi përkrahjen dhe mbështetjen e tij ndaj Fifit ishte dhe ish banori i Big Brother Vip, futbollisti Granit Cana.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Graniti shkruan se do të jetë gjithmonë krah saj ashtu siç shpesh herë i ka premtuar brenda shtëpisë.

“Ta kam dhënë fjalën, deri në frymën e fundit jam me ty, në të mirë e në të keq. Shoku i mirë, në ditë të vështirë”, ka shkruar Graniti në postimin e tij.

Kujtojmë se Fifi dhe Graniti kanë patur një raport shumë të ngushtë brenda shtëpisë që shumë është komentuar nga të gjithë ndjekësit.

Pas dyshimeve se mes tyre mund të kishte një lidhje dashurie brenda Big Brother, dyshja vendosën që të mbeteshin shokë.

Vetëm dy javë më parë, Graniti u eleminua nga Big Borther./ CNA.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here