“Jemi pranë vaksinës për koronavirusin, por duhet që…”, çfarë thotë profesoresha e Oksfordit

0
3

Nderkohe qe lajme te mira erdhen nga Universiteti i Oksfordit per prodhimin enje vaksie qe mund te jete gati ne shtator, profesoresha qe drejton ekipin ka folur sot per BBC.

Profesoresha Sarah Gilbert i tha BBC sot se testimet klinike të vaksinës do të fillojnë shumë shpejt dhe se proceset e prodhimit duhet të vihen në lëvizje me shpejtësi.

Sipas saj, duhet te nise prodhimi i sasive të mëdha të vaksinës.

“Nuk është e pazakontë që kompanitë të fillojnë të prodhojnë një vaksinë të re para se ta dinë me siguri nëse funksionon. Askush nuk dëshiron që të jetë në një pozicion kur kemi gati një vaksinë që funksionon, por më pas të mos kemi vaksina për t’u përdorur. Sa më shpejt të nisë puna, aq më shpejt do jemi në gjendje të arrijmë shkallën e miliarda dozave”.
Ne fund ajo ka thene se “Kjo ndoshta nuk do ndodhë këtë vit, por nëse fillojmë punën tani, do të arrijmë aty vitin tjetër”.
1

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here