Jennifer Lopez, dhuron 1 milion dollarë për të prekurit nga Uragani Maria

0

Jennifer Lopez, u bashkua me guvernatorin e New Yorkut, Andrew Cuomo në një konferencë shtypi, ku njoftoi se do të dhurojë 1 milion dollarë për të prekurit nga uragani në Porto Riko dhe në Karaibe.

48-vjeçarja, përmes gjuhës spanjolle e më pas angleze, njoftoi se këtë vendim e ka marrë bashkë me burrin e saj.

“Unë dhe Alex Rodriguez, kemi marrë vendim të japim mbështetjen tonë për të prekurit nga uragani Maria në Porto Riko dhe Karaibe”, ka thënë Lopez.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here