Ka edhe kështu, 33-vjeçari thyen shtetrrethimin e lëviz në qytet, pas ndjekjes nga policia përfundon në përrua

0
2

Një 33-vjeçar ka përfunduar në spital pas një aventure në kohë shtetrrethimi për shkak të koronavirusit.

Ai është rrëzuar në përrua ndërsa ndiqej nga policia pasi qarkullonte gjatë orës së ndalimqarkullimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës. Aktualisht personi ndodhet në spital me dëmtime të lehta në kokë dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here