Kalendari historik, çfarë ka ngjarë më 11 shkurt

0
3

11 shkurt 1990 – Nelson Mandela, simbol i rezistencës kundër regjimit racist në Afrikën e Jugut, doli nga burgu pas 27-vitesh heqje lirie në ishullin Robben dhe në Burgun e Sigurisë Maksimale “Pollsmoor”. Menjëherë pas daljes nga burgu, ai u vu në krye të përpjekjeve kundër aparteidit. Lider i Kongresit Kombëtar Afrikan, Mandela, u zgjodh president i Afrikës së Jugut në zgjedhjet e vitit 1994 duke i dhënë fund regjimit racist në këtë vend.

11 shkurt 2006 – Arkeologët gjermanë zbuluan në Gobeklitepe, sit arkeologjik në provincën juglindore Sanliurfa të Turqisë, sistemin më të vjetër të komunikimit human dhe simbolet e para të formës më primitive të shkrimit të sotëm. Pozicionuar 22 km në verilindje të Sanliurfas, Gobeklitepeja konsiderohet si tempulli më antik i botës dhe pika zero e historisë. Ndërtimi i saj daton rreth 11.600 vite më parë dhe është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

11 shkurt 2011 – Si rezultat i protestave popullore që filluar në Sheshin “Tahrir” të Kajros dhe u përhapën më pas anembanë vendit, Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, në krye të shtetit prej 30 vitesh, njoftoi dorëheqjen dhe ia dorëzoi pushtetin ushtrisë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here