Kalendari historik, çfarë ka ngjarë më 12 shkurt

0
4

12 shkurt 1912 – Perandori 6-vjeçar i Kinës, Pu-Yi, u rrëzua nga froni dhe në vend u shpall republika. Në këtë mënyrë mori fund Perandoria Kineze 2000-vjeçare dhe udhëheqja 267-vjeçare e Dinastisë Mançuriane.

12 shkurt 1959 – Në kryeqytetin britanik u mblodh Konferenca 2. e Londrës për të trajtuar çështjet lidhur me Republikën e Qipros dhe statusin e shteteve garantuese, vendime këto që kishin dalë nga Konferenca e Cyrihut. Organizuar nën mikpritjen e Kryeministrit të Anglisë, Harold Macmillan, konferenca në fjalë u zhvillua me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Turqisë – Adnan Menderes, Kryeministrit të Greqisë – Konstantinos Karamanlis, politikanit turkoqipriot – dr. Fazil Kuçuk dhe Kryepeshkopit grekoqipriot – Makarios.

12 shkurt 1999 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i hetuar me kërkesën për shkarkim nën akuzat e dëshmisë së rreme dhe pengimit të drejtësisë në çështjen “Monica Lewinsky”, u shpall i pafajshëm nga Senati.

12 shkurt 2002 – Në Gjykatën e OKB-së për Krime Lufte filloi gjyqi kundër Slobodan Milosheviçit, president i Republikës së Serbisë në vitet 1989-1997 dhe i Republikës Federale të Jugosllavisë në vitet 1997-2000. I proceduar për 66 vepra penale të ndryshme, përfshi këtu masakrat dhe krimet kundër njerëzimit gjatë Luftës së Bosnjës, Milosheviçi u dorëzua dhe dërgua në burgun e Beogradit më 1 prill 2001. Ai vdiq në vitin 2006 ende pa përfunduar procesi gjyqësor në Hagë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here