Kalendari historik, çfarë ka ngjarë më 21 janar

0
5
  • 21 janar 1522… Ngadhënjimi nga flota osmane i Rodosit, një prej 12 ishujve më të mëdhenj në detin Egje. Ishulli qëndroi afërsisht 400 vjet në pronësi të Perandorisë Osmane.
  • 21 janar 1793… Mbreti i Francës, Luigji XVI (Louis) u ekzekutua me gijotinë. Luigji është mbreti i vetëm i Francës që është gjykuar dhe dënuar me vdekje. Ai u fajësua për tradhti ndaj atdheut.
  • 21 janar 1951… Në Ankara mbërriti vargani i parë i ushtarëve turq të sëmurë dhe plagosur, të cilët kishin shkuar në Luftën e Koresë, që u zhvillua mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut ndërmjet viteve 1950-1953.
  • 21 janar 1954… Nëndetësja e parë bërthamore “Nautilus” zbriti në ujë në Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • 21 janar 2012… Në Turqi u realizua transplantimi i parë i fytyrës. Kirurgu turk, Omer Ozkan dhe ekipi i tij realizoi me sukses transplantimin e parë në botë të fytyrës së plotë në spitalin e Universitetit Akdeniz në Antalya.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here