Kalendari historik, çfarë ka ngjarë më 22 nëntor

0
5

22 nëntor 1906 – Delegatët në Konferencën Radiotelegrafike të Berlinit në Gjermani miratuan zyrtarisht përdorimin e kodit “SOS” si sinjal të ri ndërkombëtar të rrezikut. Përdorimi ndërkombëtar i sinjalit “SOS” u ratifikua në vitin 1908. Shumë besojnë se ai është akronim në anglisht për “save our ship” (shpëtoni anijen tonë) apo “save our souls” (shpëtoni jetët tona). Në fakt nuk është akronim, por thjesht një sinjal mjaft i lehtë për t’u kujtuar në kodin Mors të transmetimit: S=3 pika, O=3 vija dhe përsëri S=3 pika (···–––···).

22 nëntor 1940 – Qeveria turke shpalli shtetrrethimin në Stamboll, Kocaeli dhe qytetet e zonës së Trakisë si masë mbrojtëse pasi zjarri i Luftës II Botërore përfshiu edhe Ballkanin.

22 nëntor 1963 – Presidenti 35. i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F. Kennedy, u vra teksa parakalonte me një autokolonë në Dallas të Teksasit. Të njëjtën ditë, ndihmëspresidenti Lyndon Johnson filloi detyrën si president 36. i SHBA-së. Atentatori i dyshuar, Lee Harvey Oswald, u vra dy ditë më vonë në burgun e Dallasit nga agresori Jack Ruby, pronar i një klubi argëtimi.

22 nëntor 1968 – Dr. Kemal Beyazid realizoi në Ankara transplantimin e parë të zemrës në Turqi, por pacientja Mavis Karakurt i mbijetoi operacionit vetëm 18 orë.

22 nëntor 1975 – Monarkia u rikthye në Spanjë. Don Juan Carlos u shpall Mbret i Spanjës pas vdekjes së diktatorit Franco.

22 nëntor 2005 – Angela Merkel mori votëbesimin e Bundestagut dhe u bë gruaja e parë, gjermanolindorja e parë dhe politikania më e re në postin e Kancelarit të Gjermanisë.

20 nëntor 2010 – Dyndja e madhe e njerëzve në një festival të Kamboxhias shkaktoi 378 të vdekur dhe qindra të plagosur.

22 nëntor 2017 – Gjykata Ndërkombëtare Penale shpalli fajtor për gjenocidin e Srebrenicës dhe dënoi me burgim të përjetshëm komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, i njohur gjerësisht edhe si “Kasapi i Bosnjës”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here