Kalendari historik, çfarë ka ngjarë më 23 janar

0
5

 

  • 23 janar 1556… Në Shanxhi të Kinës ra tërmeti me numrin më të lartë të viktimave në histori, rreth 830 mijë të vdekur.
  • 23 janar 1849… Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u diplomua në mjekësi Elizabeth Blackwell, duke qenë gruaja e parë në botë me diplomë mjekësie.
  • 23 janar 1896… Fizikanti Wilhelm Conrad Rontgen shpiku aparatin që e quajti sipas mbiemrit të tij (zbuloi ekzistencën e rrezeve X). Edhe pse deri në vitin 1912 nuk mund të bëhej shpjegimi i plotë fizik, kjo shpikje u prit me një entuziazëm të madh edhe në fizikë, edhe në mjekësi. Shumë shkencëtarë e panë këtë zbulim si fillimin e fizikës moderne.
  • 23 janar 1973… Në Vietnam u shpall armëpushim. Lufta e Vietnamit mes Vietnamit të Veriut, Vietnamit të Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që filloi në vitin 1955 dhe përfundoi në vitin 1973, pranohet si një prej luftërave më të mëdha ushtarake dhe të përgjakshme të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.
  • 23 janar 1922… Dy rrugicave në Stamboll ju vu emri “Pierre Loti” dhe “Klodfarer” (Claude Farrere). Romancieri francez, Pierre Loti, gjatë kohës që ishte në Stamboll, jetoi në lagjen Ejyp (Eyüp). Loti, i cili admironte Stambollin, e cilësoi gjithmonë veten si një mik të turqve. Shkrimtari francez, Claude Farrere njihet për miqësinë turke dhe gjatë Luftës Çlirimtare, me shkrimet e tij, mbështeti Përpjekjen Kombëtare.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here