Kalendari historik, çfarë ka ngjarë më 23 nëntor

0
5

23 nëntor 1942 – Në qytetin Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shfaq premiera e filmit “Casablanca” të regjisorit Michael Curtiz, në rolet protagoniste të së cilit luanin Humphrey Bogart dhe Ingrid Bergman.

23 nëntor 1946 – Shpërtheu lufta ndërmjet Francës dhe Vietnamit Verior. Marina franceze goditi me artileri të rëndë qytetin Hai Phong duke shkaktuar vdekjen e 6.000 civilëve vietnamezë.

23 nëntor 1970 – Në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës u nënshkrua Protokolli Shtesë që parashikonte një tranzicion 22-vjeçar për anëtarësimin e Turqisë në Komunitetin Ekonomik Evropian, i cili njihej ndryshe edhe si Tregu i Përbashkët.

23 nëntor 1980 – Rajonet e Avelinos dhe Bazilikatës në jug të Italisë u tronditën nga një tërmet 6,9 ballësh. Ky tërmet, i cili preku madje edhe qytetin e Napolit, la mbi 3.000 të vdekur, 7.700 të plagosur dhe rreth 250.000 të pastrehë.

23 nëntor 1985 – Një avion pasagjerësh i Linjave Ajrore Egjiptiane, i cili u ngrit nga Athina për të shkuar në Kajro, u rrëmbye nga një grup piratësh. Avioni u detyrua të bënte ulje në Maltë dhe gjatë operacionit të kryer nga forcat speciale egjiptiane mbetën të vrarë 60 persona, mes të cilëve edhe keqbërësit.

23 nëntor 1996 – Persona të paidentifikuar rrëmbyen një avion pasagjerësh të Linjave Ajrore të Etiopisë. Avionit i mbaroi karburanti dhe ra në oqeanin Indian duke shkaktuar vdekjen e 123 personave.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here