Kalendari historik, çfarë ka ngjarë më 7 mars

0
3

7 mars 1977 – Zulfikar Ali Bhutto, kryetar i Parisë Popullore të Pakistanit, fitoi zgjedhjet e përgjithshme dhe u bë kryeministër i vendit për herë të dytë. Por trazirat politike që shpërthyen në Pakistan menjëherë pas këtyre zgjedhjeve çuan deri në grushtin ushtarak të 5 korrikut nën komandën e gjeneralit Muhammad Zia-ul-Haq.

7 mars 1979 – Sonda hapësinore amerikane, “Voyager I”, zbuloi se edhe Jupiteri me Uranin kanë gjithashtu nga një unazë planetare si ajo e Saturnit. “Voyager I” e shoqëroi këtë zbulim me shumë fotografi të unazës planetare të Jupiterit.

7 mars 1984 – Kuvendi Kombëtar i Republikës Turke të Qipros së Veriut miratoi unanimisht flamurin e dizajnuar nga piktori turkoqipriot, Emin Çizenel.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here