Kalendari historik, çfarë ka ngjarë më 9 tetor

0
6

9 tetor 1854 – Filloi rrethimi i Sevastopolit nga ushtritë osmane dhe ato aleate të saj gjatë Luftës së Krimesë.

9 tetor 1944 – U mbajt ceremonia e hedhjes së themeleve të Varrit Monumental (Anitkabir) të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

9 tetor 1944 – Britania e Madhe, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik njoftuan se do të themelohej Organizata e Kombeve të Bashkuara.

9 tetor 1963 – Mbi 2.000 njerëz humbën jetën gjatë një vërshimi katastrofik në veri të Italisë.

9 tetor 2004 – Parashutisti turk, Hakan Zengin, i cili u hodh me një flamur me sipërfaqe 433,5 m2 gjatë lojërave ajrore të organizuara në Eskisehir nga Shoqata Turke e Aeronautikës (THK), hyri në Librin e Rekordeve “Guinness”.

9 tetor 2016 – Si pasojë e një sulmi me autobombë, organizuar nga terroristët e PKK-së kundër një poste kufitare në Hakkari, ranë dëshmorë 10 ushtarë dhe humbën jetën 8 civilë turq.

9 tetor 2017 – Kombëtarja turke fitoi titullin e kampionit evropian duke mposhtur Anglinë me rezultatin 2-1 në finalen e Kampionatit Evropian të Futbollit për të Gjymtuar.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here