Kamera e fshehtë e Stop/ Kushtet skandaloze si lahen dhe ambalazhohen shishet e ujit ‘Shpati’

0

Emisioni Stop në Tv Klan publikon pamjet se si ambalozhet uji “Shpati” në Elbasan, duke mos respektuar asnjë element higjieno-sanitar.

Firma e ujit “Shpati” përveçse ka ambiente të ndotura, i riciklon bidonët e ujit duke bërë sikur i lan.

Në higjenizimin e bidonëve nuk përdoret asnjë teknologji, por lahen me dorë nga punëtorët. Këto shishe e bidonë përdoren sërish për të ambalazhuar ujin “e pijshëm”, që shitet më pas në dyqane e supermarkete, për të ardhur deri te konsumatori.

Punëtori – Mos e mbyll, se nuk vjen!

Punëtori 1 – Po ti e ke mbyll.

Punëtori – Po ashtu tha ai.

Punëtori 1 – ??? (nuk kuptohet)

Punëtori – Obbobo…, eh..!

Punëtori – Sa punë bone ti për dreq!

Punëtori 1 – 25 bidoni është ai.

Punëtori – 25-20-tsh, hë!

Punëtori 1 – Eh..!

Punëtori – Ime, qysh mbushen ato?

Punëtori 1 – Hë!

Punëtori – Qysh mbushen?

Punëtori 1- ???(Nuk kuptohet)

Punëtori – Kshu direkt nga poshtë, nga lart.

Punëtori 1 – Hë!

Punëtori – Nga lart, me kosh.

Pamjet amatore janë dërguar në redaksinë e emisionit Stop nga një qytetar. Ndërsa drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra, drejtoi gishtin nga AKU përse ka lejuar një fabrikë të tillë të mbushes dhe ambalazhimit të bidonave me ujin “Shpati”.

“Në një Verë të tmerrshme që kemi kaluar dhe të lahet një shishe uji kështu është kriminale. Nuk besoj se AKU e Elbasanit nuk e dinë që i lajnë kështu, se kanë vajtur e kanë parë fabrikën. Jeni ju kriminelë, nuk është ky që bën këtë gjë, punëtori jo, as pronari, jeni ju të AKU-së kriminelë që e dini dhe e lejoni këtë gjë”, u shpreh Saimir Kodra. /tvklan.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here