Një punonjës policie ka mbetur i plagosur ditën e sotme. Sipas burimeve të policisë, në Sallën e Komandimit ka ardhur njoftimi për një punonjës policie të plagosur me mjet prerës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak rezulton se :
Tek rrethrrotullimi i Bathores, punonjësi i patrullës, shtetasi Z.P., rreth 50 vjeç, i cili ka qënë i planifikuar me shërbim (patrullë këmbësore) është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar i cili është larguar.
Punonjësi i policisë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.