Kanadaja e ëndrrave…

0
7

 

Kjo shprehje është nxjerrë nga ndonjë barcaletë e kohëve moderne, pa shije, në lidhje me ne shqiptarët… Por, për fat të keq është e vërtetë…  Për këtë arsye shumica e të rinjve që emigrojnë ose bëhen pishman dhe rikthehen në Shqipëri ose gjejnë rrugë të lehta fitimi…

Ne dekadën e fundit Kanadaja është kthyer në vendin e ëndrrave për vendet e botes së trete dhe as shqiptarët nuk bëjnë përjashtim. Vajza që ‘peshkojnë’ djem me letra kanadeze. Djem qe paguajnë miliona për një vizë turistike për në vendin e ëndrrave. Për të filluar më pas një betejë juridike me shtetin kanadez duke u munduar të vërtetojnë se nëse kthehen në Shqiperinë e “egërsirave dhe ekstremistëve” ju rrezikohet seriozisht jeta për shkak të prirjeve të tyre seksuale. Dhe pasi kjo mënyrë nuk funksionon (sepse burrëria nuk jua lejon këtyre maçove shqiptarë që ti mësojnë dy-tri gjera për prirjet seksuale që pretendojnë se i kanë dhe dështojnë të mbrojnë çështjen e tyre para gjykatësve) atëherë mrekullisht kthehen përsëri në hetero sepse gjejnë dashurinë e jetes (rastësisht një vajzë me pasaportë kanadeze).

Nëpunës shtetërorë që marrin familjen e gjithçka kanë për të filluar një jetë të re si punonjës në industrinë e ndërtimit, pjatalarës, kamerierë apo shitës.

Mijëra dollarë të paguara për të hapur një çështje gjyqësore, për një martesë te rreme, një pasaporë false. Për çfarë?!! Për një jetë më të mirë…

Puna si konsulente emigracioni më ka bërë të shoh këto e shumë më tepër se kaq.

Por sa të vërteta e sa iluzione ka në delirin e shqiptarëve për Kanadanë (dhe jo vetëm).

E vërteta më e madhe është kjo “NË KANADA DHE ASKUND NË BOTË NUK I GJEN GJËRAT GATI”. Duhet një investim konstant dhe i gjatë në kohë e në para për të pasur jetën dinjitoze të ëndërruar.

Ata që flasin për këtë vend sikur të ishte parajsa mbi tokë nuk kanë parasysh paranë, por shërbimet publike që janë ndër më të mirat në botë.

Shëndetësia, infrastruktura dhe shërbime të tjera janë vite drite larg atyre në Shqipëri.

Siguria në vendin e punes është 100%. Ngacmimet seksuale, kërcënimet me largim nga puna, mohimi i pushimit të detyruar por edhe të padetyruar, janë gjera të cilat nuk janë temë diskutimi sepse ka dekada që janë eliminuar krejtësisht.

Këto (dhe të tjera shërbime) janë ato që e bëjnë Kanadanë ndër vendet më të mira për të jetuar në botë.

Prandaj ajo që duhet bërë para se të shpërngulesh është të lesh pas takat dhe makjazhet (dhe çdo gjë tjetër që të pengon të vraposh), flokët me xhel, qëndrimin me orë të tëra në kafe apo takimet e “punës” aty dhe të bëhesh gati për një maratonë të gjatë pune dhe sakrifice për një të ardhme që në të shumtën e rasteve është e sigurt që do të shkëlqejë. Por kur?

Duhen vite të tëra dhe ndoshta ti nuk do ia arrish ti përmbushësh të gjithë pikësynimet por fëmijët e tu është e sigurtë që po. Dhe për fëmijët ia vlen çdo sakrificë (siç thonë shumica e prindërve që vijnë në Kanada).

Për më tepër, vitet e fundit duket sikur kudo është më mirë se në Shqipëri…

frekuenca.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here