Kanye West bën deklaratën shokuese: Michael Jackson u vra

0
42

Kanye West ka bërë deklarata shokuese kohëve të fundit, e një nga ato sipas tij është që Michael Jackson është vrarë.

Michael Jackson vdiq më 25 qershor 2009 në moshën 50 vjeçare, ndërsa shkaku i vdekjes është cilësuar si arrest kardiak i shkaktuar nga kombinimi fatal i barnave që ia kishte shkruar mjeku i tij personal.

“MJ (Michael Jackson) ju tregoi për Tommyn para se ta vrisnin, Kim ia shpëtoi jetën vajzës time në emër të Jezusit. Është vetëm zgjedhje e Zotit, unë do të jetoj për fëmijët e mi Kris (Jenner)”, ka shkruar reperi 43-vjeçar.

Ylli duket se po i referohej zënkës të këngëtarit me ish CEO të Sony Mottola, për të cilin Michael foli kundër para vdekjes së tij në vitin 2009 – duke e quajtur atë “djallëzor” dhe “racist”.

Ndërkohë, Kanye po ashtu ka deklaruar se ai është munduar të shkurorizohet me bashkëshorten e tij Kim Kardashian, me të cilën së fundi ka ftohur edhe më shumë marrëdhëniet.

Ai tha se do të përpiqej të ndahej nga Kim për gati dy vjet.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here