Policia e Tiranës vijon kontrollet e befasishme në kryeqytet duke ndaluar dy persona si dhe sekuestruar doza kokaine, dhe mjete të ftohta.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave”, në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Altin Dajçi dhe pasagjer shtetasin Rades Musa, janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë” informon policia e Tiranës.
Në kushtet e flagrancës janë arrestuar shtetasit :
– Altin Dajçi, 46 vjeç, banues në Tiranë.
– Rades Musa, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Të dy shtetasit e arrestuar kanë qënë të dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Altin Dajçi.
– 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 4.6 gramë. 2 thika me teh metalik. 5 celularë të markave të ndryshme, një sasi lekësh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 279 të Kodit Penal.