Kapen në Tiranë hajdutët e biçikletave, debati mes tyre dhe momenti kur i ‘çmontojnë’

0
49

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.

Nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e biçikletave të ndodhura kohët e fundit, pas analizimit të pamjeve filmike policia arrestoi 38 vjeçarin Nezir Mustafaj nga Elbasani.

Pas hetimeve të kryera u zbulua se 38 vjeçari është autor i 3 rasteve të vjedhjeve të biçikletave në pronësi të qytetarëve L. H., L., A dhe A. T. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet. Për të kryer vjedhjet në Tiranë, Nezir Mustafaj vinte nga Elbasani. 38 vjeçari ishte i dënuar edhe më përpara për vjedhje. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, i cili shfaqet edhe në videot e siguruara.

Sot u arrestuan edhe dy persona të tjerë, të cilët po i jepnin makinës në gjendje të dehur.

Njëri nga të arrestuarit është edhe 48 vjeçari me iniciale F. K., i cili duke qenë nën efektin e alkoolit ditën e djeshme ka aksidentuar të miturën me iniciale B. H., 17 vjeçe. Vajza ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here