Kapet jahti me 2 tonë hashash në Greqi, pranga shqiptarit dhe italianit

0
3

fbdeac32-e0f8-4110-8b87-c8074ae50c32

Policia greke sekuestroi afro 2 ton kanabis në brigjet e ishullit Kithira.

Droga ishte fshehur në brendësi të një jahti me flamur italian.

Mjet lundrues mendohet se ishte ngarkuar me drogë në Shqipëri dhe kishte destinacion Turqinë.

Në pranga ra një shqiptar dhe një italian që ndodheshin në brendësi të jahtit, ndërsa në total u sekuestruan 1.8 ton kanabis.

Megjithatë, policia greke nuk e ka të qartë strukturën e funksionimit të kësaj linje, ndonëse ka dyshime të forta se droga ishte blerë nga klanet e fuqishme shqiptare të kanabisit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here