Kapet peshku 1 ton

0

Gjëja e fundit që një grup peshkatarësh në Sakhalin të Rusisë prisnin të gjenin në rrjetat e tyre ishte një peshk gjigand, me peshë mbi 1 ton.

Por në fakt kështu ndodhi. I njohur si “peshku i diellit”, “peshku i hënës” apo “mola”, kjo krijesë gjigante, e cila konsiderohet si delikatesë në disa kultura, e gjeti veten të mbërthyer në rrjetë.

Peshkatarët rusë e gjetën peshkun e oqeanit, në ujërat pranë ishullit Iturup.

Sipas “Russia Today”, krijesa e çuditshme u gjet e ngordhur. Peshonte rreth 1,100 kilogramë dhe është peshku kockor më i rëndë në Tokë.

“Nuk kemi parë kurrë më parë një specie të tillë në këtë zonë. Kemi peshk – delfin, që njihet për madhësinë e tij pasi mund të shkojë deri në 1.5 metra, por nuk kishim parë kurrë një peshk që peshon mbi 1 ton“, tha një peshkatar i zonës.

Në kohën kur soll në breg, tre ditë pas ishte kapur, peshku kishte nisur të qelbej. Ndaj peshkatarët nuk patën zgjidhje tjetër përveçse t ‘ia hidhnin atë kafshëve të egra.

Teksa tregtia e këtij peshku është e ndaluar në Bashkimin Europian, në disa vende aziatike, si Japoni e Tajvani konsiderohet si tepër i shijshëm dhe madje përdoret edhe si përbërës në mjekësinë tradicionale.

Këta lloj peshqish, në moshë adulte peshojnë zakonisht nga 247 deri në 1000 kilogramë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here