Mësoni si e ka kaluar karantinën aktori turk Tolgahan/Ja si ndihet ai në Ballkan….

0
8

Nën organizimin e Institutit Kulturor Turk Yunus Emre, në Tiranë, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman ka qenë sot në një transmetim live me artdashësit shqiptarë.
Aktori ka folur për jetën e tij të aktrimit, por nuk ka lënë pa përmendur edhe kohën e karantinës. Po çfarë ka bërë ai gjatë kësaj kohe dhe si e ka vlerësuar atë? Duke dhënë detaje mbi jetën e tij si aktor, Tolgahan ka cekur pak edhe jetën në karantinë duke thënë:
“Punoja shumë. Kishte raste ku xhirimet zgjasnin më shumë se një ditë pa ndërprerë dhe shpesh herë e gjeja djalin në gjumë. Si rrjedhojë nuk i kushtoja dot kohë fëmijës dhe bashkëshortes. Në këtë pikëpamje karantina më ka bërë që të kaloj më shumë kohë më familjen time. Kam parë djalin kur ai rritet dhe e kam përjetuar këtë. Ky ishte një shans shumë i madh për mua. Një shans i vyer dhe që nuk mund ta gjeja kollaj. Krahas kësaj kam shkruar skenarë të ndryshme. Nuk kam lënë filma pa ndjekur. Kisha libra pa lexuar. Lexova dhe i ndava më shumë kohë vetes duke bërë edhe sport. Bëj sport në shtëpi pasi i kam kushtet dhe mund të them që kam kaluar një kohë të kënaqshme.”
Tolgahan flet edhe për vitet që ka jetuar në Maqedoninë e Veriut, kohë kur ai ishte pjesë e ekipit të telenovelës “Elveda Rumeli” (Lamtumirë Rumeli) dhe shprehet se ai ndihet si në shtëpinë e tij në këto vende. Tolgahan thotë gjithashtu se e ka marrë shumë malli që të vijë në këto vende dhe pas karantinës dëshiron që menjëherë të organizojë një udhëtim në vendet e Ballkanit.

https://www.facebook.com/yeetiran/videos/295067128185087/

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here