Karikuesi i ardhshëm i telefonit mund të jetë në majë të gishtave tuaj

0

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë shpikur një mënyrë të re për të karikuar telefonin.

Është një pajisje që mbështillet rreth gishtave dhe teksa flini mund ta përdorni për të karikuar telefonin tuaj.

Ata zbuluan se nëse e mbani këtë pajisje në duar për dhjetë orë do të gjenerojë energji të mjaftueshme për të karikuar telefonin tuaj.

Ky përdor një sistem pasiv për të gjeneruar energji elektrike nga lagështia në majë të gishtave tuaj, edhe nëse jeni duke fjetur ose ulur plotësisht pa lëvizur, shpjegoi ekipi Autori i lartë Profesor Joseph Wang tha:

“Duke përdorur djersën në majë të gishtit, e cila rrjedh natyrshëm pavarësisht se ku jeni ose çfarë po bëni, kjo teknologji siguron një fitim neto në energji pa asnjë përpjekje nga përdoruesi.”

Pajisja është e pajisur me përçues elektrikë – ose elektroda, të bëra nga një shkumë karboni, i cili thith çdo djersë të gishtit./ CNA.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here