Kavajë/ Humb jetën në aksident drejtuesi i motorit, plagoset gruaja

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, ku një automjet tip Benz është përplasur me një motor pa targa.

Policia bën me dije se ka humbur jetën drejtuesi i motorit, 64-vjeçari me iniciale N.S dhe është plagosur bashkëshortja e viktimës, 60-vjeçarja me iniciale Sh.S, e cila ishte pasagjere në motor. Kjo e fundit është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës, 46-vjeçarin me iniciale L.E.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here