Kazanët e mbeturinave së shpejti nën tokë, në zonën qendrore e turistike të Tiranës

0

Tirana do t’i vendosë nëntokë pikat e mbeturinave në zonën qendrore e turistike të saj.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili theksoi se ” makineritë e specializuara për kazanët nëntokë sapo kanë mbërritur në Shqipëri”.

“Sapo kanë mbërritur makineritë e specializuara për kazanët nëntokë. Si elita e qyteteve evropiane, Tirana do t’i vendosë nëntokë pikat e mbeturinave në zonën qendrore e turistike të saj”, theksoi Veliaj.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të shmanget era, pamja dhe zbrazja e paautorizuar.

Veliaj publikoi edhe disa foto ilustruese të projektit, që do të pilotohet në të gjitha zonat qendrore të kryeqytetit./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here