Kek praktik me çokollatë

0

Ju ofrojmë një recetë keku me pak përbërës dhe me kohë të shkurtër përgatitjeje.

Në zgjedhjen e çokollatës ju sugjerojmë të përdorni çokollatë bitter. Mbi kek mund të hidhni fistiqe jeshile, por në vend të tyre mund të përdorni edhe lajthi ose arra.

Përbërësit:

3 kokrra vezë

125 gr gjalpë me pak kripë

6 lugë miell

5 lugë sheqer

1 pako fryrës mielli (10 gr.)

1 pako vanilje

3 lugë kakao

Për të hedhur mbi kek: 250 gr çokollatë bitter, gjysmë gotë çaji me fistiqe jeshile.

Përgatitja:

Rrihni vezët dhe sheqerin në një enë të thellë. Shtoni në enë gjalpin e shkrirë dhe të ftohur dhe vazhdoni ta rrihni. Shtoni miellin, vaniljen dhe kakaon dhe rriheni deri sa të përzihet plotësisht. Piqeni në një furrë të nxehur paraprakisht në 180 gradë për 25-30 minuta (deri sa të dalë e pastër kruajtësja e dhëmbëve). Nxirreni kallëpin e kekut dhe lëreni të ftohet e më pas nxirreni nga kallëpi. Çokollatën e shkrirë në avull e hedhim mbi kekun e ftohur. E zbukurojmë me fistiqe jeshile dhe e servirim.

Ju bëftë mirë!

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here