Këmbanë alarmi në Greqi/ Rritet numri i pacientëve në spitale, mjekët apel qytetarëve të vaksinohen kundër Covid

0

Greqia ndodhet në një moment kritik për shkak të numrit të lartë të infektimeve me Covid në vend.

Mjekët kanë ngritur shqetësimin për shkak se vendi ndodhet në një moment kritik.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, bëri thirrje që qytetarët të mos tregohen neglizhent, por të vaksinohen kundër Covid, pasi spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv po tejmbushen me pacientë të prekur nga koronavirusi.

Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, në Greqi janë trajtuar më shumë se 4100 pacientë me infeksion të rëndë të COVID.

Ai gjithashtu i bëri apel grupmoshave mbi 60-vjeç të komunikojnë menjëherë me mjekun për tu vaksinuar pasi rreth 570,000 prej tyre ende nuk janë vaksinuar me dozën e parë kundër Covid.

Ndërkohë rreth 1,5 milionë njerëz kanë bërë 6 muaj nga vaksinimi, të cilët edhe pse kanë marrë dozën kundër Covid, ato sërish bëhen më të prekshëm, pasi tashmë kanë më pak antitrupa dhe se për këtë arsye mjekët theksojnë se duhet të vazhdojnë me dozën e tretë të vaksinës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here