Kërkesa për anëtarësim në NATO, presidenti i Finlandes bisedë telefonike me Putinin

0

Presidenti i Finlandës dhe ai rus kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar për vendimin e Finlandës për tu bërë pjesë e aleancës së NATO-s.

Presidenti finlandez Niinistö ka deklaruar se gjatë bisedes telefonike me Putinin i ka thënë se çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij.

“Duke u anëtarësuar në NATO, Finlanda forcon sigurinë e saj dhe merr përgjegjësitë e veta. Finlanda e ardhshme dëshiron të merret me çështjet praktike të të qenit fqinj me Rusinë në mënyrë të drejtë dhe profesionale, çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij”, është shprehur Niinistö.

Presidenti Putin është shprehur se fundi i neutralitetit të Finlandës është një gabim.

“Fundi i neutralitetit të Finlandës është një gabim, siguria e saj nuk kërcënohet”, kështu tha Putin gjatë bisedes me presidentin e Finlandës, ndërkohë ka shtuar se kjo do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Rusinë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here