“KESH bleu energji kur priteshin reshjet, po e shet me çmim shumë të ulët”, Meta thirrje qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, dëmshpërbleni qytetarët

0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, foli për situatën në të cilën ndodhet kryesisht veriu i vendit, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje.

Meta tha se qeveria duhet të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyre dhe të dëmshpërbleje qytetarët, pasi kjo fatkeqësi është shkaktuar nga keqmenaxhimi i kaskadave.

Ndërkohë ai theksoi se nga ana tjetër KESH ka blerë energji ndërkohë që priteshin reshje, ndërsa tashmë e shet atë më çmim shumë më të ulët sesa në bursë.

“Kjo situatë tregon se qeveria ka qenë inekzistente dhe veprimet tepër të vonuara, pasi situata kishte dalë nga kontrolli. Më e rënda është se KESH e bleu energjinë më shtrenjtë kur dihej se do kishte reshje dhe e shet shumë më lirë se në bursë në këto momente. Dështoi projekti i satelitit që u paguan 1.5 mln euro për të parashikuar me saktësi motin. Është e qartë se kjo situatë rrezikon të përkeqësohet me masat e improvizuara, reshje të tjera priten dhe është e domosdoshme shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duhet të shpallet menjëherë, pasi kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore të shkaktuar nga keqmenaxhimi i kaskadave nga shteti, i cili duhet të dëmshpërblejë qytetarët”, tha Meta.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here