KESH: Për periudhën 22-24 nëntor shiten 8040 MWh energji

0

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi se ka shitur rreth 8040 MWh energji elektrike të ndarë në tre lote për periudhën 22-24 nëntor.

Në lotin e parë KESH arriti të shesë 880 MWh me një çmim të ponderuar prej 101.88 euro/MWh. Në lotin e dytë KESH shiti 1760 MWh me një çmim të ponderuar prej 100.75 euro për MWh dhe në lotin e tretë shiti 5400 MWh me çmim të ponderuar 73.19 euro/MWh.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bën të ditur se po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

Sipas të dhënave të orës 10:00, prurjet natyrore totale në kaskadë janë 2895 m3/s, ndërsa shkarkimet nga porta e HEC-it të Vaut të Dejës janë 1000 m3/s.

Niveli i liqenit të Fierzës ka arritur 271.42 mmnd, në Koman 173.62 mmnd dhe në Vaun e Dejës 75.40 mmnd.

“Prodhimi i energjisë në kaskadë përmbush totalisht kërkesën e OSHEE/FTL për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, informon KESH./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here